Dauti Komerc – Kompania shqiptare që „ushqen“ 850 familje

Date:

10:42:19             2016-06-25

 

 

 

 

Kompania „Dauti Komerc“ në 26 vitet e kaluara, falë angazhimit të pandërprerë, qasjes profesionale, këmbëngulësisë dhe respektit për konsumatorin, është shndërruar jo vetëm në një nga kompanitë më të suksesshme shqiptare në Maqedoni, por radhitet edhe ndër bizneset më të dalluara në përgjithësi në shtet që shtrin aktivitetin e saj në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi. Në një intervistë ekskluzive për gazetën KOHA, pronari i saj, Xhemail Dauti rrëfen historinë e suksesit, si dhe sfidat me të cilët ballafaqohet „Dauti Komerc“, tashmë liderë në Maqedoni dhe Ballkan në fushën e distribuimit të produkteve ushqimore dhe produkteve të tjera për konsum të gjerë

Fisnik PASHOLLI

Nga ideja e biznesit për të vetëpunësuar familjen deri në kompani që shtrin aktivitetin e saj në katër shtete dhe punëson 850 punëtorë. Nga distributori i numrit të vogël të brendeve të caktuara në një nga importuesit dhe distribuesit kryesor në Maqedoni të prodhimeve me renome botërore pa të cilat nuk mund të paramendohet asnjë amvisëri. Kompania „Dauti Komerc“ në 26 vitet e kaluara, falë angazhimit të pandërprerë, qasjes profesionale, këmbëngulësisë dhe respektit për konsumatorin, është shndërruar jo vetëm në një nga kompanitë më të suksesshme shqiptare në Maqedoni, por radhitet edhe ndër bizneset më të dalluara në përgjithësi në shtet që shtrin aktivitetin e saj në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi.

Ajo është ndër kompanitë lidere në Maqedoni dhe Ballkan në fushën e distribuimit të produkteve ushqimore dhe produkteve të tjera për konsum të gjerë. Në kuadër të punës së saj, kjo kompani ushtron edhe ndihmë për komunitetin përmes „Fondacionit Dauti“, i cili bazohet në avancimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës së individëve dhe kolektivit në përgjithësi nga të gjitha kategoritë shoqërore më të ndjeshme sociale.

Fondacioni që para dy muaji ndërron emrin në „Albiz“, siç thotë Xhemail Dauti, drejtor i kompanisë „Dauti Komerc“, ka prioritet përkrahjen e shoqërisë në aspektin social, arsim, kulturë, shëndetësi, sport dhe sfera të tjera të jetës. Gjithashtu, në tetor të vitit 2010, bëri aktivizimin e ueb-shop shitjes. „Planet për të ardhmen janë vazhdimi i zgjerimit të biznesit me rrumbullakimin e qendrës distribuese në Saraj, që është fazën e përfundimit. Në fazën e përfundimit është edhe terminali doganor në kuadër të Zonës Ekonomike në Tetovë…“, tregon Dauti.

KOHA: „Dauti Komerc “ filloi me punë para 26 viteve. Ku jeni sot?

DAUTI: Synimi i parë kur kemi filluar me biznes ka qenë për t’u vetëpunësuar, por me kalimin e kohës, kemi kuptuar se nevojitet një qasje profesionale në biznes, ku kemi filluar me profilimin dhe profesionalizimin e mëtutjeshëm të kompanisë.

Kjo do të thotë se sot, kompania jonë është e orientuar në distribuimin e produkteve për konsum të gjerë të prodhuesve vendorë dhe të jashtëm. Sot, në përbërjen tonë kemi edhe kompaninë e shpedicionit si logjistikë e transportit. Në katër shtete që ushtrojnë veprimtarinë tonë, kemi të punësuar 850 punëtorë.

KOHA: A e ndiqni trendin e kërkesave ushqimore të tregut?

DAUTI: Për gjithçka që lidhet me konsumin e gjerë, me theks të veçantë në produktet ushqimore, si kompani jemi në rrjedhë për të ngritur cilësinë dhe shijen konform nevojave të konsumatorëve . Në këtë aspekt, implementojmë edhe standardet e ndryshme për cilësi si „Hallall“, „Hasap“, „Iso“ e kështu me radhë.

 

KOHA: Cili është suksesi më i madh i „Dauti Komerc“?

DAUTI: Sukseset janë të shumëllojshme, por nëse i përkufizojmë në një fjali – atëherë ato janë etablimi në treg si një faktor me relevancë të madhe në rregullimin e tregut të produkteve të konsumit të gjerë në këto troje, ku vazhdojmë të jemi lider në këtë segment.

 

KOHA: A planifikoni që përveç tregtisë, të shtriheni në prodhimin e artikujve ushqimorë?

DAUTI: Në kuadër të planeve tona, mendojmë të zgjerohemi edhe në prodhimtari lidhur me ato mallra të konsumit të gjerë që nuk ofrohen nga ana e partnerëve tanë vendorë dhe të jashtëm. Pra, planifikojmë të plotësojmë shportën e prodhimeve të „Dauti Komerc“ edhe me produktet për të cilat nuk kemi partner përkatës.

 

KOHA: A keni vështirësi në import? 

DAUTI: Kohët e fundit shënohet përmirësim në këtë drejtim, por megjithatë akoma mbetet të rregullohen më tej problemet jotarifore, kontingjentet, banderolat, si dhe evitimi i kërkesave për analizat e panevojshme për prodhime të caktuara.

 

KOHA: Cilat sipas Jush janë problemet e biznesit shqiptarë në Maqedoni?

DAUTI: Mosfunksionimi i shtetit ligjor dhe problemet e infrastrukturës janë problemet kryesore që pengojnë mbarëvajtjen e biznesit.

 

KOHA: Për çka dhe si dallon bërja e biznesit në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri?

DAUTI: Në Mal të Zi nuk kemi probleme, ndërsa në Kosovë lidhur me ambientin e biznesit, mund të them se kushtet janë në nivel të njëjtë. Në Shqipëri ekzistojnë vështirësi për shkak tarifave më të larta tatimore dhe doganore dhe mosharmonizimit të tyre në favor të biznesit

 

KOHA: Pse biznesi shqiptar është më shumë i orientuar në tregti dhe më pak në prodhim?

DAUTI: Biznesi shqiptar ushtron veprimtarinë e tij jo vetëm në tregti, por edhe në shërbime, prodhimtari e kështu me radhë. Afaristët, gjatë planifikimit të investimeve të tyre në prodhimtari duhet të marrin parasysh edhe faktorin e cilësisë së lartë të prodhuesve evropian që është vështirë ti konkurrohet në treg.

 

KOHA: Bankat, sa janë të gatshme të kreditojnë biznesin?

DAUTI: Tregu financiar në Maqedoni është i liberalizuar dhe nuk ekziston problemi i kreditimit nëse bizneset plotësojnë, përveç kriterit të kolateralit apo hipotekës, edhe kriteret e tjera siç janë modeli i biznesit dhe fuqinë financiare të biznesit për të kthyer me kohë kredinë e miratuar.

 

KOHA: Pse vendosët ta formoni „Fondacionin Dauti“?

DAUTI: „Fondacioni Dauti“ u formua si rrjedhojë e një aktiviteti për të ndihmuar shtresat në nevojë në kuadër të projektit për përgjegjësi shoqërore. Me ndryshimet e reja, Fondacioni është transformuar në mënyrë institucionale dhe më nuk do të ketë Këshill Mbikëqyrës, por do të ketë Këshill të Donatorëve. Gjithashtu, me ndryshimet juridike që i kemi bërë, themelues të fondacionit nuk janë vetëm pronarët e kompanisë „Dauti Komerc“, por janë të gjithë donatorët. Prej para një muaji, fondacioni tashmë mban emrin e ri, „Fondacioni Albiz“.

 

KOHA: Çfarë kuadrosh i duhen tregut të punës në Maqedoni?

DAUTI: Ekziston një diskrepancë e madhe midis asaj se çka ofrojnë institucionet arsimore të shkollave të mesme profesionale dhe arsimit të lartë nga njëra anë, dhe nevojave të biznesit nga ana tjetër. Ky bashkëpunim duhet të ngritet në një nivel të përafërt me qëllim që të liferohen kuadro që i nevojiten kompanive.

 

KOHA: Si rrjedhë bashkëpunimi me universitetet për thithjen e kuadrit?

DAUTI: Aktualisht kompania jonë ka bashkëpunim të ngushtë me Universitetin e Evropës Juglindore, USHT-në, universitetin „Kiril dhe Metodi“ dhe Kolexhin amerikan „UACS“. Bashkëpunimi me UEJL-në rrjedh në mënyrë programore, pasi ato përgatisin kuadro enkas për kompaninë „Dauti Komerc“.

 

KOHA: Pse bizneset shqiptare preferojnë të reklamohen në mediat maqedonase dhe jo ato shqipe?

DAUTI: Nuk ekziston preferencë që bizneset shqiptare të reklamohen në media të caktuara. Reklamimi i tyre varet prej targetit të harxhuesve që duhet të përfshihen në reklama .Çdo kompani në këtë kuadër përgatit projekte reklamuese të produkteve të kompanive.

 

KOHA: Për disa vite keni qenë kryetar i OEMVP-së. A e ka përmbushur Oda misionin e saj dhe çka duhet ndryshuar?

DAUTI: Si një nga themeluesit dhe kryetar i parë i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore mund të them se janë vendosur bazat e etablimit të biznesit shqiptar si faktor me relevancë në shoqëri. Oda vazhdon të përmbushë misionin e saj në ngritjen dhe avancimin e bizneseve shqiptare, perceptimit pozitiv të tyre, zgjidhjes së problemeve të tyre dhe mbrojtjes së interesave dhe të drejtave të tyre.

 

KOHA: Cilat janë planet për të ardhmen?

DAUTI: Planet për të ardhmen janë vazhdimi i zgjerimit të biznesit me rrumbullakimin e qendrës distribuese në Saraj që është fazën e përfundimit. Në fazën e përfundimit është edhe terminali doganor në kuadër të Zonës Ekonomike në Tetovë, pritet të fillojë ndërtimi i qendrës distributive në Mal të Zi. Planifikojmë edhe të rrisim pozicionin tonë në treg. (KOHA.MK)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...