Motoçiklisti kosovar që humbi jetën ishte boksier profesionist

Date:

20:34:27              2016-06-24

 

 

 

 

 

Gjatë një aksidenti që ndodhi mbrëmjen e së martës në Bernë të Zvicrës, jetën e humbi një shtetas kosovar. Për shkak të rrethanave ende të paqarta, ai e kishte humbur kontrollin mbi motoçikletën e tij, duke u përplasur për një veturë. Kosovari vdes në vend të ngjarjes, ndërsa mësohet se ai ka qenë një boksier profesionist.

 

 

 

Katër ditë para se të shuhej jeta e tij, në Bernë ka realizuar meçin e tij të parë në boksin profesionist edhe ate me sukses, duke e mposhtur kundërshtarin e tij me nokaut teknik, shkruan „20 Minuten“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

Në skenën e boksit është duke mbretëruar një pikëllim i madh, ndërsa kryetari i Shoqatës „Swiss Boxing“, Andreas Anderegg i ka shprehur ngushëllime të sinçerta familjarëve. I ndjeri ka lënë pas vetes bashkëshorten dhe një fëmijë. Të enjten është bërë varrimi i tij në Kosovë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...