Shtatëmbëdhjetë vite burg shqiptarit që vrau serbin e plagosi maqedonasin

Date:

08:09:37              2016-06-08

 

 

 

Në qershor të vitit të kaluar, në Linz të Austrisë ishte shkaktuar një zënkë me ç`rast një shtetas serb ishte therë për vdekje, ndërsa një tjetër maqedonas pësoi plagë të rënda. Vrasësi i dyshuar, një shqiptar 27-vjeçar, nga Gjykata e rrethit të martën është dënuar me 17 vite burg, për veprën penale „vrasje“ dhe „vrasje në tentativë“. Vendimi gjyqësor ende nuk është i plotfuqishëm, shkruan „Heute“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

Rasti kishte ndodhur në mbrëmje, kur ishte shkaktuar një zënkë në mes të të dyshuarit, i shoqëruar me një person tjetër dhe një grupi tjetër personash. Fillimisht ata ishin grushtuar mes vete, më pas 27-vjeçari kishte nxjerrë thikën dhe kishte goditur disa herë në viktimat. Serbi i lënduar ka përjetuar gjakderdhjetë brendshme, ndërsa shtetasi maqedonas ka mbijetuar me lëndime të rënda. Para trupit gjykues, i dënuari ka deklaruar se ka vepruar në vetëmbrojtje, por se nuk i kujtohet saktësisht rrjedha e ngjarjes.

 

 

 

Ndryshe nga ai, akuza e ka cilësuar të dënuarin si „thellësisht të pandershëm“, pasi kishte rrëfyer disa versione të rastit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...