Zvicerani vendos gjysmë kilogrami heroin në autobusin maqedonas

Date:

19:03:12                2016-05-28

 

 

 

Gjatë javës që po lëmë pas, rojet kufitare zvicerane kanë kontrolluar një autobus me autotarga maqedonase, në Diepoldsau SG, me ç`rast kanë zbuluar një trafikant të lëndëve narkotike, i cili është arrestuar menjëherë.

 

 

 

Sipas një informate të rojes kufitare zvicerane, të lëshuar gjatë të martës, në vendkalimin kufitar Diepoldsau, gjatë hyrjes në Zvicër është kontrolluar një autobus me autotarga maqedonase. Gjatë hetimit për vërtetimin e identifikimit të një shtetasi 52-vjeçar zviceran, në sistemin e hetimeve RIPOL është vërtetuar se ai ka qenë në kërkim për delikte të ndryshëm.

 

 

 

Gjatë kontrollit përfundimtar, tek ai është gjetur një pako me 370 gram heroin. Pakon ai e kishte vendosur nën karrigen në të cilën ishte ulur, shkruan „20 Minuten“, njofton „Shtegu.com“. Në procedurën e mëtejme, personi i dyshuar i është dorëzuar policisë kantonale të St. Gallenit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...