Dr.Sefer Tahiri: Telenovela opozitare-RDK vazhdon!

Date:

23:58:44            2016-03-12

 

 

 

Ngjarjet e fundit „përçarja“ brenda partisë të Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK), ka bërë që të reagojë edhe Analisti dhe profesori universitar, Sefer Tahiri, duke titulluar komentin e tij,„Telenovela opozitare- RDK vazhdon!“ në Facebook profilin e tij.

Më vijim Agjencija e Lajmeve Zhurnal, ua sjellim reagimin e plotë të profesorit Dr.Sefer Tahirit

Telenovela opozitare- RDK vazhdon!

„Memedi akuzon ashpër bashkëpunëtorët, këta të fundit i kundërpërgjigjen, Memedi akuzon profesorin, profesori mohon. Publikohen edhe biseda private në facebook, madje përfshihen padrejtësisht edhe njerëz që nuk janë aktivisht të përfshirë në politikë, Çfarë skenari ! As në zyrat e BDI-së nuk do shkruhej kaq bukur ose kaq shëmtueshëm, varet se nga cili kënd e sheh!“, shkruan Sefer Tahiri në Facebook profilin e tij.

Ndryshe Dr.Sefer Tahiri, njihet si analisti dhe profesori universitar. Karrierën në gazetari e ka filluar në vitin 1998 si gazetar e më pas redaktor në të përditshmen në gjuhën shqipe “Fakti”.

Në vitin 2000 ishte zëvendës i redaktorit përgjegjës të programit në gjuhën shqipe në Televizionin publik maqedonas. Që nga viti 2001 punon si korrespondent nga Shkupi i Radios Evropa e Lirë.

Ka diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë në Universitetin Publik në Shkup, ndërsa në Institutin e Hulumtimeve Politike, Juridike dhe Sociologjike në Shkup ka magjistruar në fushën e komunikimit, ndërsa aktualisht është i angazhuar në Fakultetin e komunikimit në UEJL. (ZHURNAL.mk)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...