Ndërron jetë Liliana Çavolli

Date:

Në orët e hershme të së shtunës, ka ndërruar jetë këngëtarja e njohur shqiptare Liliana Çavolli. Ajo ishte në skenë për më shumë se 5 dekada, me këngën e saj të lehtë qytetare. Lili, siç e njihnin miqtë kishte punuar edhe në redaksinë e muzikës në Radio Prishtinë, ndërsa pas luftës ajo ka qenë autore dhe moderatore e emisionin “Evergreen” në Radio Kosova. Lililana Çavolli ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës kosovare. Ajo, bashkë me Nexhmije Pagarushën, i lanë vulën historisë së zhvillimit të këngës moderne shqipe në Kosovë, ku për dekada me radhë ushqyen shpirtin e dëgjuesve të shumtë me vlera të qëndrueshme artistike, transmetojnë mediet kosovare. Çdo histori për këngën argëtuese në Kosovë, nuk do të mund të shkruhet asnjëherë pa emrin e Liliana Qavollit, e cila në jetën muzikore të Kosovës solli vlera të një niveli me barasvlerë europiane në muzikën shqiptare, madje në një kohë shumë të vështirë.
Varrimi i të ndejres bëhet të dielën.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...