Policia gjermane zbulon dy kosovarë me pasaporta bullgare

Date:

22:50:30             2016-02-20

 

 

 

Me dokumente të falsifikuara, dy kosovarë 26-vjeçarë ishin punësuar te një sipërmarrës nga Schongau në Gjermani. Por, si kanë arritur një gjë të tillë:

 

 

Doganierët e kontrollit fonanciar për punë ilegale nga Weilheim, gjatë javës që po lëmë pas, kanë kryer një kontroll rutinë tek një sipërmarrës në rrethinën Schongau. Pasi kishin kontrolluar dokumentet e kosovarëve, kishin konstatuar se në to ekzistojnë parregullësi. shkruan „Merkur.de“, njofton „Shtegu.com“. Pas hetimeve të mëtutjeshme, ata kanë vërtetuar se punëtorët kanë qenë të pajisur me pasaporta bullgare, në mënyrë që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre si „shtetas“ të Bullgarisë, të mund të punojnë në territorin e BE-së.

 

 

Me këto faklsifikime totale, atyre u është mundësuar që të paraqiten në mënyrë „legale“ dhe të punësohen.

 

 

Që të dy 26-vjeçarët janë arrestuar përkohësisht dhe u janë konfiskuar dokumentet fallse. Pas përfundimit të hetimeve dhe pasi kanë deponuar një shumë parashë për siguri të procesit gjyqësor ndaj tyre, ata janë liruar përsëri, me urdhër që të largohen nga territori gjerman.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...