Pesë vite burg për maqedonasin që goditi mjekun me çekan

79 Lexime

12:54:19             2016-02-21

 

 

 

Shtetasi 65-vjeçar maqedonas i cili goditi mjekun me një çekan, është dënuar me pesë vite burg. Përpos kësaj, Gjakata ka urdhëruar një masë terapeutike sipas artikullit 59, si vendim shtesë të sigurisë.

 

 

Mjeku vetëm kishte dashur t`i ndihmojë autorit. Kështu ka deklaruar viktima, një mjek i shtëpisë, gjatë drekës në restorantin „Luna Llena“ në tetor të vitit 2014, me ç`rast ishte rrahur pa mëshirë nga ish pacienti i tij, me një çekan të drurit. Që mjeku pas sulmit nuk ka pësuar lëndime të rënda, apo edhe se ai ende është gjallë, duhet falënderuar vetëm fatit. Aktualisht, ai është duke vuajtur rëndë psikikisht, pas sulmit brutal.

 

 

Gjykata rajonale e Bernës, të premten e ka dënuar të premten shtetasin 65-vjeçar maqedonas me pesë vite burg, për „tentim vrasjeje eventuale të qëllimshme“. Përpos kësaj, Gjykata ka urdhëruar edhe një masë shtesë terapeutike të sigurisë, sipas artikullit 59.

 

 

Lidhur me rastin, objektivisht nuk bëhej fjalë për ndonjë rast të rëndë. Sipas hetimeve psikiatrike, autori vuan nga skizofrenia paranoide, shkruan „Berner Zeitung“, njofton „Shtegu.com“. Ai ishte i preokupuar me iluzionin se ia kanë vjedhur brutalisht organet gjatë një trajtimi në spitalin Insel të Bernës. Për t`iu hakmarrë „mafias së mjekëve“, ai e ka goditur ish mjekun e tij shtëpiak. Gjykatësi Urs Herren ka pohuar se „kjo vjedhje e organeve është vetëm iluzion dhe se asnjëherë nuk ka ndodhur“.

 

 

Më herët, autori kishte punuar si përkthyes dhe mësues i muzikës. Që nga viti 2005 ka jetuar me ndihmën e entit social, ndërsa nga kryerja e veprës, ai gjendet në burg.

 

 

Për shkak të sëmundjes së rëndë psikike, tek kundërvajtësi ekziston mundësia e përsëritjes së veprës. Për këtë arsye, Gjakata ka sjellë vendim për nja masë shtesë terapeutike. „Me privimin nga liria sëmundja psikike nuk mund të shërohet“, ka përfunduar gjykatësi Herren..