Spekulime rreth vdekjes së kosovares nga Berna

Date:

15:00:12            2016-02-19

 

 

Natën e së enjtes, një grua e re është gjetur e vdekur në Prishtinë. Sipas medieve kosovare, bëhet fjalë për Dafina ZH. nga Berna.

Natën e së enjtes, është gjetur e vdekur Dafina ZH. 35 vjeçare, në banesën e saj në Prishtinë. Sipas medieve kosovare, Dafina e cila ishte me prejardhje nga Gjakova dhe me vendbanim në Bernë të Zvicrës, para pak kohësh e kishte vizituar Kosovën.

Gjithnjë sipas medieve kosovare, ajo ishte qëlluar nga një distancë e afërt, ndërsa tashmë është arrestuar edhe një person i dyshimtë, i cili është gjetur në vendngjarje. Ai duhet të ketë pasur lidhje me Dafinën e ndjerë, ndërsa paraprakisht, në mes tyre ishte shkaktuar një zënkë.

Motivi dhe shkaqet e vdekjes do të hetohen nga policia kosovare, ndërsa edhe kufoma do të obduktohet. Me këtë rast, mediet kosovare janë duke spekuluar se vajza e re mund të ketë bërë vetëvrasje, shkruan „20 Minuten“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

12741920_1109793915719154_6604600045334376900_n

 

 

Miqtë dhe familjarët e viktimës janë prekur rëndë nga ky rast, duke ngushëlluar familjarët në rrjetet sociale. Në Facebook psh, motra e saj ka shkruar: „Nuk kam fjalë motra ime. Shpirti im është duke vajtuar për ty. Kthehu sërish“.

Kaci Lleshi, një floktar i njohur nga Kosova, në instagram ka shënuar: „Një shoqe e çmuar, kliente e dashur, thjesht, e paharruar. Mbrëmjen e djeshme e mësova lajmin se ke ikur nga ne. Pikëllim i thellë, zhgtënjim i m adh. Dafinë, çdo fjalë është e tepërt“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...