Bendriti godet rëndë politikanin zviceran – e quan nacist
14:25:56 2016-02-19
Bendriti ka goditur rëndë politikanin zviceran Erich Hess, për shkak të iniciativës për zbatimin e dëbimit të të huajve, duke e quajtur „Nacist“. Por, politikani i SVP-së, këtë deklaratë të shqiptarit e quan „me nivel jo të duhur“.
Videoja më e re e yllit shqiptar të internetit, Bendrit Bajra, është kryekëput politike dhe godet rëndë iniciativën për zbatimin e dëbimit të të huajve. Në këtë video, ai posaçërisht godet politikanin e SVP-së, Erich Hess, duke krijuar parodi me te, pas përkrahjes së fuqishme të tij të iniciativës në fjalë. „Jam pak i trashë për këtë kostum, por thjesht më duhet ta imitoj këtë të marrë“, pohon Bendriti për „20 Minuten“, njofton „Shtegu.com“. Në video, ai imiton politikanin zviceran, me fjalët: „Unë jam një nacist dhe i urrej të gjithë të huajt. Mua më quajnë Erich Hess“.
Ai gjithashtu reflekton një imazh, në të cilin Erich Hess shihet i rrethuar me lopë. „Ai nuk mund të përkujdeset për kontaktet me njerëzit“, vazhdon Bendriti. Edhe një foto të Hessit, në të cilin ai shihet me një aziate të re, Bendriti nuk e ka lënë pa e komentuar: „Si duket, Erich është kundër të huajve, por jo edhe të femrave të huaja“. Përfundimi i Bendritit është pak sa më i ashpër: „Mos votoni për këtë iniciativë, në mënyrë që Erich të përmbytet në lotët e tij dhe që të më urrejë edhe më shumë“, ka përfunduar Endriti.
Erich Hess sulmet i ka pranuar me humor: „Si zakonisht, jam i sulmuar nga artistë të tillë“, duke aluduar edhe në muzikantin dhe komikun zviceran Müslüm, i cili kishte komponuar një këngë për te.
„Çdokush duhet të luftojë në nivelin e tij“, është i mendimit Hess për stilin e Bendritit. Edhe pse videoja është duke krijuar jehonë dëmtimi të imazhit, Erich Hess nuk do të ndërmarrë hapa juridikë kundër Bendritit. „Për mua është shumë e marrë“, ka deklaruar shkurt Hess. Atij i ka rënë në sy se Bendriti vetëm e slumon ate, por pa ndonjë argument.
https://www.facebook.com/Bendrito