Vritet një vajzë e re në Prishtinë

Date:

22:13:47           2016-02-18

 

 

 

Një femër e moshës së re me inicialet D.Zh, është gjetur e vdekur në banesën e saj në Prishtinë mbrëmë pas mesnate.
Dyshohet se vajza është vrarë me armë zjarri pas një konflikti që ka pasur me të dashurin e saj, raporton Magazina.al.

Sipas informatave që posedon Magazina.al, nga burimet e afërta me viktimën, një person me iniciale A.D tashmë është arrestuar nga policia e Kosovës dhe është duke u mbajtur në paraburgim.

Po ashtu sipas të njëjtit burim, personi i arrestuar dyshohet se ka qenë në lidhje dashurie me viktimën dhe ka qenë prezent në momentin kur ka ndodhur rasti.

Gjithsesi të gjitha mbeten të vërtetohen nga hetimet e policisë dhe nga mjekësia ligjore, pasi trupi është dërguar për obduksion dhe dëshmitë e vendit të ngjarjes janë duke u ekzaminuar.

Në anën tjetër shoqëria e saj përmes rrjeteve sociale kanë publikuar fotografinë e vajzës, duke shprehur ngushëllime për humbjen e saj. Sipas informatave të para, familja dhe viktima janë nga Berna e Zvicrës, por për shkak të hetimeve të mëtutjeshme, nuk jepen informata më të detajuara. Magazina.al/Shtegu.com

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...