Plaku 61-vjeçar maqedonas në paraburgim, dyshohet për plaçkitje
16:09:25 2016-02-18
Të shtunën, rreth orës 20.15 Uhr, policia kantonale e Obwalden ka ndaluar një veturë të dyshimtë, në Giswil të Zvicrës. Vetura ka qenë duke qarkulluar shumë shpejt dhe si duket, pa ndonjë cak të veçantë. Prandaj ajo është ndaluar dhe kontrolluar nga policia. Me këtë rast, është konstatuar se bëhet fjalë për plaçkitës, pasi dy personat në te, një kosovar dhe një maqedonas, kishin bartur me vete mjete të përshtatshme për plaçkitje dhe dokumente fallse.
Me ndihmën edhe të disa patrullave shtesë, personat në fjalë ishin arrestuar, thuhet në një komunikatë të policisë zvicerane, njofton „Shtegu.com“. Gjatë hetimeve të para, është konstatuar se personat kishin malverzuar me autotargat e veturës edhe në kantonet tjerë zviceranë, ndërsa vetura nuk ka qenë aspak e siguruar.
Deri në momentin e arrestimit të dy personave të dyshuar, policia nuk ka pranuar ndonjë informatë për rast të plaçkitjes. E gjithë kjo, pasi ndoshta policia i kishte penguar pas arrestimit të tyre. Përderisa kosovari 25-vjeçar gjendet në qendrën e paraburgimit për tu dëbuar, shtetasi maqedonas 61-vjeçar është paraburgosur dhe ndaj tij është duke u hetuar edhe në kantonet tjerë zviceranë.