Njëqind mijë franga shpërblim për zbulimin e tragjedisë në Zvicër

Date:

14:46:38           2016-02-18

 

 

 

Gjatë të enjtes, në Aargau të Zvicrës është mbajtur një konferencë për shtyp lidhur me tragjedinë që kishte ndodhur në Ruppersëil, më 21 dhjetor 2015. Me këtë rast, jetën e kishin humbur katër persona, ndërsa për të mbuluar gjurmët e krimit, dyshohet se autori e ka djegur shtëpinë me kufomat brenda saj. Prokurori shtetëror Philipp Umbricht, ka paralajmëruar: Kantoni Aargaut do të japë një shpërblim prej deri 100.000 frangave zvicerane për informata të cilat do të dërgonin deri te arrestimi i autorëve të krimit. „Çdo detaj i vogël mund të jetë vendimtar“, ka pohuar ai për mediet zvicerane, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

Ngjarja kishte ndodhur më 21 dhjetor 2015, ndërsa viktimat janë: Një grua 48-vjeçare, djemtë e saj (13-, dhe 19-vjeçarë) dhe e dashura 21-vjeçare e djalit më të madh. Para krimit, viktima kishte nxjerrë dy herë të holla nga banka. Në trupat e tyre janë vërejtur lëndime të rënda dhe prerje të pjesëve të trupit, ndërsa zjarri i shkaktuar është dashur t`i mbulojë gjurmët e krimit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...