Ja si do të dukej Zvicra pas votimit eventual të Iniciativës

Date:

17:18:00             2016-02-15

 

 

 

Mosmarrëveshjet me Iniciativën e zbatimit të dëbimeve të kriminelëve me prejardhje të huaj, në Zvicër ka shkaktuar debate të ashpra. Para pak kohësh, nëpër rrjetet sociale është duke qarkulluar një pllakatë, në të cilën Zvicra e sotme krahasohet me Gjermaninë naziste dhe Afrikën Jugore, e cila tashmë është shpërndarë edhe nga politikanët

 

 

Në vitin 1933, Adolf Hitleri e kishte marrë pushtetin në Gjermani. Për një kohë të shkurtër ai ua mori të gjitha të drejtat hebrenjëve dhe pakicave të tjera, që më në fund, me miqtë e tij t`i vrasë miliona nga ta. Në vitin 1948, në Afrikën Jugore zgjedhjet i kishte fituar „Nasionale Party“ raciste. Me dekada të tëra në vend mbretëronte Apartheidi, i cili bënte dallime midis të bardhëve dhe zezakëve. Në vitin 2016, Zvicra është gjendur në një kthesë të ngjashme të historisë së saj. Këtë së paku e sugjeron një pllakat kundër iniciativës për zbatimin e dëbimit, i cili është duke qarkulluar nëpër rrjetet sociale dhe ku flamuri zviceran shihet me një kryq nazist që simbolizon idenë e iniciativës në fjalë.

 

 

Si politikan i parë, kryetari i Partisë zvicerane BDP (Partia Demokratike Qytetare) Martin Landolt e ka përkrahur domethënien e shenjës në flamur. Politikani zviceran, i cili ish partinë e tij e kishte lënë para dy vitesh, pllakatin në fjalë e ka postuar në rrjetet sociale, „pasi i përshtatet shumë dhe është korrekt me pasojat e mundshme të votimit të iniciativës“, ka pohuar për „Blick“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

Die-schoensten-Politiker-der-Schweiz

Martin Landolt

 

Natyrisht se Partia SVP nuk është parti naziste, ka nënvizuar ai. „Por radikalizimi dhe stili i saj i komunikimit, ka ngjashmëri befasuese me Gjermaninë e viteve të tridhjeta dhe Afrikën Jugore gjatë Apartheidit“, thekson Landolt. Po që se më 28 shkurt votohet iniciativa, do të krijohej „një shoqëri e shtresës së dytë e patolerueshme“, pasi zviceranët dhe të huajt nuk do të kenë të drejtat e njëjta. „Me zbatimin e shoqërisë së tillë me dy shtresa, në dy vendet e lartpëmendura kishte filluar ndryshimi gradual i vlerave njerëzore“, jep vërejtje Landolt. „Është një vërejtje provokative për tu vetëdijësuar. Në Gjermani po digjen qendrat e azilit, e kjo nuk duhet të ndodhë edhe në Zvicër“. Përgjegjës për pllakatin është reklamuesi zvcerano-britanik, Parvez Sheik Fareed.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...