Kosovari denoncon plaçkitjen e pijeve të tij alkoolike për tre herë më shumë

53 Lexime

09:39:05            2016-02-15

 

 

 

Ditë më parë, Gjykata federale zvicerane ka konfirmuar vendimin e Gjykatës së Lartë kantonale të Aaraut, kundër një kosovari nga Spreitenbachu i Zvicrës. Ai kishte deklaruar se ia kishin vjedhur disa pije spirituoze në një vlerë prej mbi 200.000 frangash zvicerane. Në të vërtetë, vlera e pijeve të plaçkitura ka qenë një e katërta e shumës së deklaruar.

 

 

Pas një plaçkitjeje në bodrumin e tij, një kosovar rastin e kishte paraqitur në polici duke deklaruar te sigurimi se ia kishin vjedhur disa verëra dhe pije spirituoze në një vlerë prej 202.000 frangash. Në fakt, në bodrumin e tij ai ka pasur pije në vlerë prej vetëm 53.000 frangash, ka dëshmuar mashtrimin Gjykata federale, shkruan „Aargauer Zeitung“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

Nga mesi i muajit maj të vitit 2012, në një bodrum të një ndërtese në Spreitenbach të Zvicrës ishte kryer një plaçkitje. Në sigurimin e tij, kosovari ka deklaruar se ia kishin plaçkitur verërat dhe pije spirituoze në një vlerë të përgjithshme prej 202.000 frangash.

 

 

Gjatë inspektimit më të hollësishëm të rastit, është vërtetuar se ai në bodrum ka pasur pije në cvlerë vetëm prej 53.000 frangash, të cilat i ishin plaçkitur. Për shkak të mashtrimit, Gjykata rajonale e Badenit e kishte dënuar kosovarin me dënim me kusht në një vlerë prej 10.000, si dhe një dënim prej 2.000 frangash duke i llogaritur në paraburgim prej dy ditësh.

 

 

Për shkak të shumës së madhe të parave dhe prejardhjes së denoncuesit, sigurimi i renomuar kishte ndërmarrë hetime më të hollësishme për ta sqaruar rastin. Për ta përcaktuar listën e inventarit të pijeve, ishte angazhuar edhe IT-forenzika e Policisë kantonale të Aargaut.