Kompania shqiptare në Zvicër që „i shtrinë pllakat rrafsh“
10:26:09 2016-02-16
Një kompani shqiptare për shtrimin e pllakave nga St. Galleni në Zvicër, me moton e saj reklamuese „ne ju shtrijmë rrafsh“, ka shkaktuar reagime të ndryshme. Aktivistët për mbrojtjen e të drejtave të grave bile e kanë quajtur reklamë seksiste.
Arsyeja për këtë është një moto reklamuese e një kompanue shqiptare për shtrimin e pllakave nga St. Galleni. Ajo, në ueb faqe dhe në veturën zyrtare është duke u reklamuar me fjalinë „ne ju shtrijmë rrafsh“. „E gjithë kjo filloi nga një shaka, pasi si mjeshtër të pllakave, ne i shtrijmë ato për së rrafshi“, ka deklaruar bashkëpronari Leo Krasniqi, duke mbyllur njërin sy. Natyrisht se është e vetëdijshme që kjo fjali ka dy kuptime (zviceranët e përdorin si provokim ndaj femrave naive, ndërsa mund të përdoret edhe si provokim ndaj konkurrencës), por mu në këtë fakt edhe qëndron poenta. Deri më tani, nga klientët ai ka pranuar vetëm lëvdata: „Sidomos te të rinjtë, reklama ka fituar shumë simpati“, pohon Krasniqi për „20 Minuten“, njofton „Shtegu.com“.
Shoqata zvicerane për shtrirjen e pllakave (SPV) nuk i ka dhënë shumë rëndësi reklamës në fjalë, pasi sipas saj me rëndësi është që klienti të jetë i kënaqur me punën, ndërsa klientë janë aq të pjekur për ta përzgjedhur kompaninë më të përshtatshme, ka deklaruar udhëheqësi i SPV-së.
Nga ana tjetër, një grafiste zvicerane nuk e ka mirëpritur moton e kompanisë, pasi referencat e kësaj kompanie janë shumë të larta, ndërsa reklama është shumë e ulët.