22 vjeçari nga Maqedonia dhunoi tre vajza në Vjenë

Date:

12:26:23              2016-02-10

 

 

 

Arrestohet të hënën një 22 vjeçar nga Maqedonia që gjatë fillim janarit, 2016, në qendrën e Vjenës duhet të ketë dhunuar tre femra, shkruajnë mediat austriake Die Presse dhe Der Standard.

22 vjeçari ishte konfuz në deklaratat përpara policisë, ku njëherë kishte mohuar akuzat, ndërsa më pas deklaroi se “dëshironte vetëm të luante dhe zbavitej”, përcjell zëdhënësi i policisë, Christoph Pölzl.
Dhunimi i parë ka ndodhur në 4 janar në Donaustadt, ku udhëtonte me autobus pranë një vajza 16 vjeçare. Ai ndjeku atë pas daljes nga autobusi, duke e prekur në kofshë.
Dhunimi i dytë është kryer në 21 janar, ai ngjashëm preku në pjesë intime një vajzë 24 vjeçare në Eibengasse. Ndërsa rasti i fundit ka ndodhur në 2 shkurt, Vorgartenstrasse, ku gjatë qëndrimit pranë një lifti ai preku 18 vjeçaren tek këmbët, derisa ajo filloi të bërtasë.
Shtetasi nga Maqedonia ndodhet në paraburgim dhe sipas informacioneve paraprake ai qëndronte ilegalisht në Vjenë, duke mos pasur adresë. (Zhurnal.mk)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...