Fotografit të „Guardian“ në Maqedoni, i bie celulari në tokë

Date:

12:09:17             2016-02-10

 

 

 

Para pak kohësh, pronarëve të IPhoneve u ka hyrë frika në palcë, pasi defekti 53 do të mund t`ua bëjë celularët e tyre të papërdorshëm. Kjo frikë është përhapur nga një artikull i gazetës britanike „Guardian“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

Rasti ka të bëjë me fotografin e pavarur britanik, Antonio Olmos, celulari i të cilit nuk kishte nxjerrë tingull, pasi i ishte paraqitur defekti 53.

 

 

Para disa javësh, ai kishte shkuar në Maqedoni, me autorizimin e „Guardian“, ndërsa atje celulari i kishte rënë përtokë. Riparimin e ekranit dhe butonit kryesor, ai e kishte dërguar ta bëjë në një punëtori lokale, me të cilën ai mbeti plotësisht i kënaqur, duke e përdorur celularin përsëri në mënyrë të zakonshme. Disa javë më pas, pasi kishte kryer një iOS-Update, defekti i mëparshëm ishte paraqitur sërish.

 

 

Pasi nuk kishte ditur kujt t`i drejtohej më, ai shkon në një shitore Apple Store për këshillë, ndërsa atje i kishin dhënë përgjigjen tmerruese: Bashkëpunëtorët i kishin treguar se edhe ata nuk mund t`i ndihmojnë. Shansi i vetëm i tij është zëvendësimi i plotë i aparatit, ndërsa shpenzimet janë rreth 350 euro.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...