Publicisti Kamberi: Gazetari maqedonas Eftov është sortë e keqe

47 Lexime

12:30:08           2016-02-10

 

 

Publicisti dhe autori i emisioneve dokumentare, Alush Kamberi ka adresuar kritika të fuqishme ndaj gazetarit Vasko Eftov i cili në emisionin e tij dëshiron ti njëllosh  figurat e ndritshme të shqiptarëve të Maqedonisë  dhe ti paraqet si element destabilizues shkruan Zhurnal.
Ai në profilin në tij në Facebook shkruan se gazetari maqedonas Eftov gati se në cdo emision tenton ti etiketoj shqiptarët si popull i dhunshëm dhe pa vlera. Madje kohë më parë Eftov tentoi të diskreditoj veprat e  profesorit, Branisllav Sinadinovskit i cili pas shumë vitesh u deklarua se është shqiptar ortodoks nga rajoni i Rekës së Mavrovës dhe Gostivarit dhe jo maqedonas.
Më posht mund të lexoni postimin e plotë.

Njëfarë Vasko Eftov më përfytyrohet përpara syshë,saherë që mendoj se cilët janë ata gazetarë maqedonë që mbajnë „kujdestari“ se cili i pari sot do t’i godasë shqiptarët!Sortën e këtillë të gazetarëve maqedonë,as gjumi nuk i zë,duke menduar se,si t;i poshtrojnë sa më shumë shqiptarët,si të gjejnë ndonjë viktimë në mesin e tyre,që t’i prezantojnë zi e më zi në skenën publike!Kjo bëhet krejt me qëllim që shqiptarët të mbahen të përbuzur e të nënshtruar në këtë shtet!Në mesin e kësaj sorte gazetarësh,është pra edhe ky farë gazetari Eftov që udhëheq një emision televiziv „Në Qendër“,prej nga,vazhdimisht i merr në shënjestër shqiptarët!Ai i fton ata në Studio,me qëllim të caktuar,e pastaj,i provokon dhe manipulon në forma të ndryshme,duke i montuar e sakatuar,përderisa nuk i përmbushë paragjykimet e veta!
Një djallëzi të këtillë do të tregojë edhe ndaj intelektualit,diplpmatit dhe veprimtarit shqiptar Prof.Branisllav Sinadinovskit.Ai do t’i bëj ftesë në emisioniin e vet,krejt me qëllim që ta provokojë se pse u deklarua që ka rrënjë dhe gjak shqiptari!Eftovit nuk i pengon deklarimi individual i Sinadinovskit,por,e brengos fakti se pas tij,duhet të deklarohen edhe 100 mijë shqiptarë ortodoksë,të cilët,deri dje u deklaruan maqedonëKjo është e vërteta që e brengos Eftovin me shokë!Sherrin e provokimit,kësaj radhe deshti t’ia bëj Prof.Sinadinovskit,duke mos e respektuar fare emrin e këtij kolosi intelektual!Pra,do të marr guxim të „matet“ me një personalitet që botoi 33 libra shkencore dhe publicistike dhe mbi 7 mijë faqe studimesh shkencore!Prof.Sinadinovski e nuhati djallëzinë e tij dhe e tha publikisht se Ftesa e Eftovit paraqet „Skenar të errët“ për Shqiptarët,pra,edhe për të!Sinadinovski do ta bëj këtë,jo se do të frikohet nga ky farë Eftov,por se,do ta kuptoj se është marrëzi të merret me njerëz që shkelin mbi parimet e vullnetit njerëzor!
Kaq për sot!Kaq për „Skenarët e errtë“! (Zhurnal.mk)