Arrestohet shqiptari të cilit i kishin mbetur edhe 911 ditë burg

Date:

16:05:03           2016-02-07

 

 

 

Të shtunën, në aeroportin e Hannoverit në Gjermani, nga policia federale gjermane është arrestuar një shqiptar.

 

 

Ajo ka zbatuar fletarrestin e prokurorisë së Hannoverit, të vitit 2009, duke arrestuar shqiptarin 53-vjeçar, në kontrollin kufitar të aeroportit, në relacionin për në Prishtinë, thuhet në një komunikatë të policisë gjermane, njofton „Shtegu.com“.

 

 

Për shkak të shkaktimit të lëndimeve të rënda trupore, rrëmbimit me qëllim vrasjeje dhe posedimit të një pushke gjysmëautomatike, në vitin 2006 ai ishte dënuar me gjashtë vite burg. Pas vuajtjes së pjesërishme të dënimit, në vitin 2009 ishte dëbuar për në vendlindje, ndërsa vlefshmëria e fletarrestit për vuajtjen e pjesës tjetër të dënimit, ende ka qenë në fuqi.

 

 

Me këtë rast, pas masave paraprake policore, ai është dërguar në burgun e Hannoverit për të vuajtur edhe 911 ditë të tjera të dënimit me burg.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...