SHF “Liria” shënoi 70 vjetorin e themelimit të saj

Date:

Me program të begatshëm, mbajtur në Qendrën kulturore për të rinj, shkolla fillore “Liria” shënoi 70 vjetorin e themelimit të saj. Aktivitetet për shënimin e 70 vjetorit të themelimit të shkollës fillore “Liria” në Çair u zhvilluan një javë të tërë, me ç`rast u bë një retrospektivë e zhvillimit të saj qysh nga themelimi në dhjetor të vitit 1944, e më pas u promovua monografia “70 vite dritës së diturisë” nga autori Nuri Rexhepi. Në mbrëmjen solemne, në të cilën të pranishëm ishin Ministri i ekonomisë Bekim Neziri, kryetari i Këshillit të Komunës së Çairit Zahir Bekteshi, drejtorë të shkollave fillore, veteranë të arsimit, prindër, nxënës dhe të ftuar të tjerë, u shfaq dokumentar në të cilin u treguan dokumentet e para që vërtetojnë ekzistimin dhe funksionimin e kësaj shkolle. Drejtorë dhe arsimtarë tani më të pensionuar shprehën përvojën dhe vështirësitë në të cilat kanë hasur që kjo shkollë të frymojë shqip. Në pjesën e dytë të programit nxënësit e kësaj shkolle na argëtuan me performanca të ndryshme të përgaditura enkas për shënimin e këtij viti jubilar. (aktuale.mk)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...