LAJM I FUNDIT: Të shtëna armësh në Kumanovë

Date:

Në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, në rajonin e Kumanovës ka filluar një përleshje e armatosur në mes të forcave të armatosura maqedonase dhe një grupi tjetër të paidentifikuar deri më tani, njoftojnë mediet në Maqedoni. Flitet se situata është tensionuar, ndërsa ka lëvizje edhe të helikopterëve. Deri më tani nuk ka njoftim zyrtar lidhur me atë se çka është duke ndodhur në Kumanovë. Banorët janë tejet të shqetësuar dhe ata shprehin habi se si është e mundur të zhvillohet ky aksion i armatosur në një mjedsi urban, pa paralajmërim nga institucioenbt e shtetit që popullata të ketë kujdes në lëvizjet e tyre. Në një mesazh në rrjetin social Facebook, drejtori i gazetës „Lajm“, Fejzi Hajdari u bën thirrje qytetarëve që ta ruajnë gjakftohtësinë dhe të jenë të kujdesshëm në provokimet eventuale. Ja edhe mesazhi i tij:
APEL KUMANOVAREVE!
Te dashur bashkeqytetare, per shkak se ne oret e pare te Mengjesit po degjohen te shtena nga arme zjarri ne Kumanove, (per ate qe gazeta LAJM, tani disa dite me radhe ka shkruajtur), ju kisha lutur te jeni te kujdesshem ne levizjet tuaja respektivisht te mos dilni nga shtepite tuaja pa nevoje. Ju lutem sinqerisht, kesaj radhe te me degjoni, qe te mos behemi pre ose viktime i njerezve te papergjegjshem, te cilet duan te realizojne qellimet e tyre te erreta.
Me konsiderate Fejziu

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vrasësja e vogëlushit shtatëvjeçar shqiptar kërkon rrëzimin e vendimit dhe refuzohet

Alice F. vrau një vogëlush shtatëvjeçar me thikë në...

Gjendet pa shenja jete shqiptari i zhdukur

Burri 56-vjeçar austriak, i cili ishte raportuar i zhdukur...

Juniorët e FC bethlehem nga Berna në kërkim të donatorëve me një ide interesante

Në qendër tregtare "Gäbelbach" të Bernës, dy djem të...

Zhduket një kosovar nga Gjeneva, policia zvicerane kërkon ndihmë

Një alarm për person të zhdukur është lëshuar për...