Gjysma e Haraçinës në këmbë për Zaevin, shqiptarët turpërohen

Date:

16:13:13          2016-01-28

 

 

Me qindra qytetarë shqiptarë të fshatit Haraçinë të Shkupit e mirëpritën në qendrën e këtij fshati, liderin e opozitës maqedonase, Zoran Zaev. Në një atmosferë festive, dhe duartrokitje frenetike u prit Zoran Zaev si një figurë e madhe e popullit shqiptar.

 
Jo zyrtarisht Zhurnal mëson se pjesa dërmuese të cilët e mirpritën Zaevin kanë qenë ish strukturë e Partisë Demokratike Shqiptare të drejtuar nga Menduh Thaçi.

 
Qendra e Haraçinës u bllokua nga të gjitha anët dhe dhjetra shqiptarë filluan të brohorisin me fjalet “Zaev ti je shpëtimtar”. Foton të cilën e ka publikuar Zaev në profilin e tij në Facebook tregon qartë prezencën e qytetarëve të Haraçinës të cilët treguan lojalitet ndaj liderit të opozitës.

Ndryshe LSDM-ja, nga një pjesë e madhe e analistëve shqiptarë vlersohet se është një parti e cila i ka të përlyera duart me gjakun e shqiptarëve. Sipas tyre shqiptarët ende i kanë të freskëta në kujtime ngjarjet në Gostivar në vitin 1997, në Ladorisht të Strugës, Bit Pazar, madje edhe në fshatin Haraçinë ku eskavatorët e Branko Cërvenkovskit me projektin për të rrëzuar gardhet e shtëpive (avlive), nga goditja me eskavatorë shkaktoi vdekjen e një banori shqiptar të Haraçinës. Kjo ngjarje tragjike kishte ndodhur në kohën e Cërvenkovskit në vitet 1993-95. Tragjikisht humbi jetën prindi i një profesori shqiptar nga Haraçina.

 
Ndryshe Zoran Zaev prej fillimit të publikimit të bombave gjatë gjithë kohes mbajti në peng shqiptarët e Maqedonisë dhe luante me ndjenjat e familjarëve të cilët anëtarët e tyre më të dashur plotë më shumë se tre vite i kanë në burgun e Idrizovës për rastin famëkeq “MONSTRA”, ku shqiptarë të pafajshëm vuajn dënimin.
Rastin Monstra, në formën më çnjerëzore Zaev filloi ta keqpërdorë për qëllime të tij partiake, me qëllim që të krijojë simpati tek popullata shqiptare. Por gjatë gjithë publikimit të bombave, Monstra nuk u shpalos dhe me këtë u dëshmua qartë se Zaev ka taktizuar deri në momentin e fundit me shqiptarët e Maqedonisë. (Zhurnal)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...