Kurdi ushtron sadizëm të paparë ndaj shqiptarit nga Maqedonia

Date:

08:30:48            2016-01-28

 

 

 

Shtetasi kurd ka dashur vetëm t`ia mbrojë nderin të motrës së tij të vogël, duke lënduar nderin dhe integritetin fizik të të dashurit të saj. Që nga e mërkura, shtetasi kurd Isa K. është duke u përgjigjur para trupit gjykues të Gjykatës rajonale në Essen të Gjermanisë, për veprat penale „shkaktim të lëndimeve të rrezikshme, detyrim dhe plaçkitje“.

Ai akuzohet për vepra të këqia, për vepra të cilat më shumë përngjajnë në sadizëm e aspak në ndonjë lloj të nderit. Natën e 29 gushtit të vitit të kaluar, së bashku me dy shokë (tashmë si të bashkakuzuar), ai e kishte ndalur ish të dashurin e motrës së tij 18-vjeçare në një zonë industriale në Altendorf. Isa K. e ka arsyetuar aktin me këto fjali: „Ai është mburrur se ka fjetur me motrën time. Në kulturën tonë, këto akte jashtmartesore nuk janë të lejuara“, shkruan „Der Westen“, njofton „Shtegu.com“. Ish i dashuri i motrës është gjithashtu mysliman, por vjen nga Maqedonia dhe nuk është kurd sikur tre të akuzuarit.

Pasi shtetasi maqedonas ishte mburrur së tepërmi për lidhjen me motrën e tij, ai ka dashur t`i japë një leksion të mirë: „Doja t`i shkaktoja dhimbje“. Sipas akuzës, që të tre e kishin goditur maqedonasin, duke ia lënduar daullet e veshit dhe duke ia thyer hundën.

Papritmas, ata kishin kërkuar edhe të holla nga ai, së paku 2.500 euro kishte kërkuar Isa. K., si kompensim material për motrën e tij. Viktima kishte refuzuar një gjë të tillë, ndërsa ishte kërcënuar me grushte dhe një injeksion të mbushur me urinë. Akti i fundit ka qenë aq i vrazhdë, sa që shokët e Isës ishin larguar nga ai. Isa K. kishte vazhduar me kërkesat e tij të vrazhda, kësaj radhe i kishte kërkuar nga shtetasi maqedonas që një shishe të birrës ta futë në prapanicë. Nga frika që e kishte kapluar, ai e kishte dëgjuar. Vetëm pas kësaj, Isa K. kishte ndaluar me torturat. Në sallën e gjykatës, ai nuk ka mundur të arsyetojë edhe personalisht këto veprime: „E di se kam bërë një gabim në gjendje të dehur“, ka pranuar i penduar Isa.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën një shqiptar nga Maqedonia e Veriut

Një shofer kamioni 60-vjeçar vdiq dhe një i dytë...

Talenti i ri i tenorit nga Kosova, Granit Musliu përkrah yjeve botërorë në Mynih

Vetëm gjashtë vjet më parë, Granit Musliu erdhi në...

Shtetasi maqedonas (40) qëlloi qëllimisht një polic zviceran në kokë

Kaos trafiku në Dietikon, Cyrih, të martën në mbrëmje....

FTESË PËR EKSPOZITËN „NËNTORI I PARË“

FTESË PËR EKSPOZITËN "NËNTORI I PARË"