Në qytetin e Grenchenit, në kantonin e Solothurnit, Kulla Restaurant po sjell një kombinim të veçantë të gastronomisë tradicionale shqiptare dhe asaj ballkanike, duke u ofruar mysafirëve mundësinë të shijojnë ushqime të përgatitura me frymën e traditës dhe përkushtimin ndaj cilësisë.
Kulla Restaurant nuk është vetëm një restorant i zakonshëm. Veçantia e tij qëndron edhe në faktin se në të njëjtin lokacion funksionojnë një mishtore dhe një furrë buke, ku përgatiten produkte të freskëta dhe specialitete të ndryshme.
Në menynë e restorantit mund të gjenden specialitete të njohura të kuzhinës shqiptare dhe ballkanike, si qebapa, pleskavica, suxhuk, qofte, biftekë dhe shumë ushqime të tjera të përgatitura në skarë. Po ashtu, furra e tyre ofron produkte tradicionale si pite, flija dhe specialitete të ndryshme të brumit, ndërsa ëmbëlsirat tradicionale, si trileçja dhe bakllavaja, plotësojnë ofertën gastronomike.
Një tjetër shërbim i rëndësishëm është organizimi i ahengjeve dhe ofrimi i cateringut për dasma, ditëlindje, festa familjare dhe organizime të ndryshme private apo afariste. Për raste të veçanta ofrohet edhe qengj i pjekur në furrë, me mundësi porositjeje.
Me këtë koncept, Kulla synon të bashkojë disa shërbime nën një kulm: restorantin, mishtoren, furrën e bukës dhe gastronominë për organizime të ndryshme.
Për komunitetin shqiptar në Zvicër, biznese të tilla kanë edhe një rëndësi të veçantë kulturore. Ato ndihmojnë në ruajtjen e shijeve tradicionale dhe krijojnë hapësira ku bashkatdhetarët mund të takohen, të kalojnë kohë së bashku dhe të ndihen më afër traditave të vendlindjes.
Ku mund ta gjeni Kulla Restaurant?
Restoranti ndodhet në Bielstrasse 120, 2540 Grenchen, Zvicër.
Telefoni: 032 652 19 19
E-mail: grenchen@kulla.restaurant
E martë – e enjte: 10:00–22:00
E premte: 10:00–23:00
E shtunë: 08:00–23:00
E diel: 08:00–22:00
E hënë: Mbyllur
Kulla Restaurant – një adresë ku tradita shqiptare dhe shijet ballkanike takohen në Zvicër.


