Akad. Miftar Tërshnjaku – Poezi

Date:

KOHA E MASKARENJVE

Çfarë fytyre kanë këta njerëz,
që s’njohin turp, as ndjenjë kombëtare,
që gënjejnë njëqind herë radhazi,
e prapë dalin para popullit krenarë?!

Nuk fajësoj veç një qeveri,
as dy, as tri që ikën në histori;
fajësoj çdo pushtet e udhëheqësi,
që popullit ia mbulon sytë me hi.

Tri dekada pak nuk janë,
një komb i tërë në pritje të kotë;
në çdo vatër nga një lot i ngrirë,
nënë e bir, larg sofrës, larg njëri-tjetrit.

Fushat dikur të veshura me blerim,
sot mbeten djerrë, pa këngë, pa frymë;
shtëpitë heshtin, oborret janë shkretë,
fëmijët i kërkon veç era nëpër fletë.

E trishton çdo gur, çdo dru i thatë,
çdo prag i braktisur, çdo oxhak pa zjarr;
aty ku dikur jeta këngë këndonte,
sot veç heshtja nëpër mure vajton.

Turp, o maskarenj, turp e marre,
si në Kosovë, ashtu në Shqipëri!
Me flamur në gjoks, por pa atdhe në zemër,
për popullin s’punuat asnjëherë me nder.

A ke Zot, o njeri pa ndërgjegje?
A të rrjedh gjak shqiptari në deje?
A të bren buka e kësaj toke,
kur ua shuan shpresën bijve të kësaj nëne-loke?

A s’të rëndon toka që të mban,
kur popullin e lë pa bukë, pa vatan?
A s’të djeg shpirti, kur sheh nëna
që bijtë i përcjellin në dhe të huaj, me lot në faqe?

Por mjaft më, o shqiptarë,
mos u bëni robër të fjalëve të tyre!
Mos i ndiqni ata që ju shesin ëndrra,
e ju lënë në terr, pa dritë e pa shpresë.

Çohuni, se ky dhe është i juaji,
ky flamur s’është pronë e askujt!
Me mendje të kthjellët, me zemër të bashkuar,
kërkojeni nderin që ju është mohuar!

Çohuni, pashë Perëndinë,
mos ia lini errësirës Shqipërinë!
Se kombi nuk mbahet me fjalë e premtime,
por me drejtësi, punë dhe dinjitet!

Ndriteni shqiptarin, zgjojeni këtë tokë,
që të mos mbetet atdheu veç në këngë e në lot!

Autor: Miftar Tërshnjaku

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Hansi dhe Hasani në dasmë – dy mënyra për ta festuar dashurinë në Zvicër

Në Zvicër, kur Hansi organizon dasmë, gjithçka duket sikur...

Hidajete Miftari – zëri që i jep këngës shqiptare shpirt, kujtesë dhe krenari

Ka këngë që dëgjohen me veshë, por ka edhe...

MIRSAD MUSLIU – NJË EMËR QË NDERON DIJEN, PROFESIONIN DHE VLERAT E TRADITËS SHQIPTARE

Kur rrënjët janë të thella, vlerat nuk humbin as...

Café-restaurant de Grandfey – Një copë mikpritje shqiptare në zemër të Zvicrës

Kur puna, përkushtimi dhe tradita shqiptare takohen me mikpritjen...