Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, realizoi një vizitë tek Prof. Dr. med.Florim Cuculi, kardiolog i mirënjohur dhe një nga figurat më të spikatura të mjekësisë kardiovaskulare në Zvicër dhe në nivel ndërkombëtar.
Prof. Dr. Cuculi njihet për standarde të larta profesionale, përvojë të gjerë klinike dhe angazhim të vazhdueshëm në kërkim shkencor. Kontributet e tij në fushën e kardiologjisë invazive kanë luajtur një rol të rëndësishëm në avancimin e praktikave bashkëkohore mjekësore, duke e bërë atë një autoritet të respektuar në komunitetin mjekësor zviceran dhe ndërkombëtar.
Si profesor universitar, ligjërues dhe autor i shumë punimeve shkencore, ai gëzon renome të lartë në fushën e tij, duke dhënë kontribut të çmuar si në trajtimin e pacientëve, ashtu edhe në edukimin dhe formimin profesional të mjekëve të rinj.
Kontributi i Prof. Dr. med. Florim Cuculit përfaqëson një shembull të shkëlqyer të profesionalizmit, suksesit dhe integrimit të mërgatës sonë në Zvicër. Puna, përkushtimi dhe vlerat e tij njerëzore e profesionale nderojnë mjekësinë dhe tërë komunitetin shqiptar në mërgatë.
„Faleminderit, doktor për kontributin tuaj të çmuar dhe shembullin që i jep të gjithve!“, ka shkruar diplomari kosovar për kardiologun e famshëm.


