Vogëlushi shqiptar trevjeçar nga Zvicra me 45 mijë përkrahës në Instagram

Date:

19:21:04       2016-01-17

 

 

 

Me veshjet e tij bashkëkohore dhe me paraqitjen e tij profesionale, vogëlushi 3-vjeçar tashmë ka më tepër përkrahës se disa yje të estradës muzikore zvicerane, siç janë Baschi dhe Bligg!

 

 

23

 

 

Me qëndrimet e tij perfekte dhe veshjet e përkyera, ai ka krijuar një grup prej 45 mijë përkrahësish. Nuk po flasim këtu për ndonjë model të famshëm 25-vjeçar, por për vogëlushin shqiptar trevjeçar, Ardin nga Berna. Me shumë dashuri dhe motiv, e ëma ia vesh Ardit rrobet e dizajnuara nga Louis Vuittton, Gucci dhe Prada. Vogëlsuhi nuk është bir i ndonjë ylli të Hollywoodit, por i një çifti normal shqiptar nga Berna. Por, vallë a është argëtim për Ardin që të defilojë në këtë moshë, pyet „joiz.ch“, njofton „Shtegu.com“?

 

1

 

 

 

„Dita e Ardit rezervohet maksimum për gjysmë ore për fot, ndërsa pjesën tjetër e shfrytëzon duke lozur. Për ne është me rëndësi që ai të ndjehet mirë dhe kur ai nuk dëshiron të bëjë foto, ne nuk e detyrojmë“, ka spjeguar i ati, Kushtrimi. Se si Ardi është bërë i famshëm në instagram, Kushtrimi nuk ka një përgjigje të saktë. „Bashkëshortja ime ka dashur t`i postojë fotot e tij sa për kujtim, ndërsa gjatë kësaj janë tubuar disa pëlqime e përkrahës të Ardit. Edhe mediet shqiptare tashmë e kanë hetuar Ardin“.

 

4

 

 
Por, prej nga dhe vallë a është mirë që vogëlushi të bartë një rrip prej 350 frangash zvicerane? Si mundet që nëj fëmijë të mbathë këpucë prej 2.750 eurosh? Për këtë janë përkujdesur Kushtrimi dhe bashkëshortja e tij Blerina: „Bashkëshortja ime ka punuar në një butik dhe ka njohuri se si nga rrobet e lira të dizajnojë një dukje të bukur, që paraqesin rrobe të shtrenjta dhe të veçanta“, deklaron Kushtrimi. Përpos kësaj, edhe shumë shtëpi të njohura të modës i kanë dërguar Ardit rrobe, ndërsa një dizajnues i njohur, Mr. Rex, bile ia ka dërguar edhe kapotën e tij. Vogëlsuhit shqiptar, me sa duket i është paraqitur një rast i mirë për një karrierë të madhe në biznesin e modës.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...