Vizitë pune e diplomatit z. Vigan Berisha pranë Fachstelle Integration – Rheintal në St. Gallen

Date:

Në kuadër të bashkëpunimit me institucionet zvicerane në fushën e integrimit, diplomati nga Kosova, Komsullu z. Vigan Berisha kishte kënaqesinë e veçantë të zhvillojë një vizitë pune pranë Fachstelle Integration – Rheintal në St. Gallen

Në takim me znj. Chantale Beusch dhe znj. Ursula Stadlmüller – Përgjegjëse për Integrim, morën pjesë po ashtu, znj. Fatmire Sopa, znj. Liridona Sulejmani, znj. Eda Strazimiri dhe znj. Ariana Baldedaj, të angazhuara në komunitet dhe në proceset e përfaqësimit dhe integrimit.

U diskutuan temat që lidhen me rolin e personave kyç në komunitet, projektet kulturore, orët këshilluese të hapura, mbështetjen për gratë dhe ndërgjegjësimin ndaj dhunës në familje.

Takimi shërbeu për shkëmbim përvojash dhe forcim të koordinimit në funksion të integrimit të suksesshëm të mërgatës sonë në Zvicër.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...