Poeti Arben Kurteshi pritet në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Zvicër

Date:

Konsullli i Republikç së Kosovës në Zvicër, z. Vigan Berisha ka pritur sot në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Arben Kurteshi, poet e intelektual me kontribute të çmuara në fushën e letërsisë dhe kulturës shqiptare

Gjatë takimit u bisedua për rëndësinë e promovimit të vlerave letrare dhe artistike në mërgatë, si dhe për rolin e krijuesve shqiptarë në forcimin e lidhjeve kulturore ndërmjet mërgatës dhe atdheut.

Z. Kurteshi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, deri më tani ka botuar disa vepra letrare, ndër to: “Tingujt e zemrës” (2015, 2019, 2024), “Plisi” (2021), “Pak filozofi” (2021, 2025), “Shfaqje teatrale” (2024) dhe “Macja Artë” (2025) – krijime që pasqyrojnë përkushtimin e tij ndaj fjalës artistike dhe trashëgimisë shpirtërore shqiptare.

„Shprehim mirënjohjen për kontributin e tij të vazhdueshëm në pasurimin e jetës kulturore të mergates në Zvicër“, thuhet në një deklaratë të konsullit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...