Diplomati z. Vigan Berisha, mori pjesë në përurimin e librit më të ri të autores dhe gazetares shqiptare që jeton në Zvicër, znj. Shqipe Sylejmani

Date:

Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, mori pjesë në përurimin e librit më të ri të autores dhe gazetares shqiptare që jeton në Zvicër, znj. Shqipe Sylejmani, me titull “Stolz und Widerstand”.

Ky roman sjell rrëfime të frymëzuara nga historia dhe kujtesa kolektive e popullit tonë, duke vënë në qendër figurën e gruas shqiptare — nga gjyshet dhe nënat tona, tek motrat e bijat që me sakrificën, forcën dhe dinjitetin e tyre kanë lënë gjurmë të pashlyeshme ndër breza.

Z. Berisha, përgëzoi autoren për këtë vepër të vlefshme letrare, e cila krahas edhe botimeve tjera për gruan shqiptare në mërgatë, e pasuron letërsinë shqipe në Zvicër dhe ngre lart zërin e gruas shqiptare në mërgatë, si simbol i qëndresës, krenarisë dhe identitetit tonë kombëtar.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...