Mexhiti: Çairi do të bëhet komunë lidere në shfrytëzimin e fondeve europiane

Date:

Në fjalimin e tij, Mexhiti prezantoi katër prioritete të programit të tij për zhvillimin e komunës:

1.Energjia dhe efikasiteti energjetik,
2.Tranzicioni i gjelbër dhe menaxhimi i mbeturinave,
3.Digjitalizimi dhe teknologjitë e informacionit,
4.Inovacioni dhe kërkimi shkencor.

Këshilltari për financa dhe buxhet i Izet Mexhitit, Bujamin Bela theksoi se programi Horizon Europe nuk përfaqëson vetëm një burim financiar, por edhe një mundësi të gjerë për integrim dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

“Me një buxhet total prej 95.5 miliardë euro për periudhën 2021–2027, me zgjatje deri më 2035, ky program hap potenciale të mëdha për reforma lokale, zhvillim të qëndrueshëm dhe forcim të lidhjeve me Bashkimin Evropian”, potencoi Bela.

Ai prezantoi gjithashtu disa nga projektet konkrete me të cilat Çairi ka aplikuar dhe që presin implementimin praktik:

-“Sfidat Urbane dhe Rezistenca Klimatike”, projekt me vlerë totale prej 10 milionë euro, në të cilin Çairi do të marrë pjesë si replikator krahas qyteteve si Barcelona, Berlini, Milano, Lisbona, Porto, Bukureshti dhe Athina;
-“Co4RES”, një nismë evropiane që integron burimet e rinovueshme në rrjetin energjetik, me mbi 39 partnerë nga 15 vende, që përdor mekanizma digjitalë dhe analiza të avancuara të të dhënave për të rritur efikasitetin dhe qëndrueshmërinë energjetike;
-“Qyteti i qëndrueshëm dhe rezistent ndaj ndryshimeve klimatike”, që përfshin gjelbërim urban, menaxhim të nxehtësisë, instalim të sistemeve solare (PV) në shkolla e spitale, si dhe promovim të transportit elektrik dhe eficiencës energjetike.

“Duke parë këto mundësi, ne kemi filluar punën konkrete: Në komunën e Çairit jemi duke krijuar grupe punuese të specializuara për fondet evropiane, të përbëra nga profesionistë të fushave të ndryshme, që do të përgatisin dhe aplikojnë për projekte konkrete në kuadër të Horizon Europe dhe programeve të tjera të BE-së” theksoi kandidati i koalicionit VLEN për kryetar komune në Çair, Izet Mexhiti.

Në përmbyllje, ai nënvizoi se synimi i tij dhe i ekipit të VLEN-it në Çair është i qartë dhe ambicioz:

“Synimi ynë është i qartë dhe ambicioz: Çairi të bëhet komuna lidere në shfrytëzimin e fondeve evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Së bashku, me përkushtim, transparencë dhe dije, do ta ndërtojmë Çairin e së ardhmes, të gjelbër, digjital dhe inovativ!”, deklaroi Mexhiti. (Lideri.mk)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...