Mexhiti: Shëndeti është pasuria jonë më e çmuar, kujdesi për të duhet të jetë prioritet

Date:

Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, sot mori pjesë në një aktivitet të organizuar në Parkun e Çairit, i cili kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit.

Në bashkëpunim me mjekë, forume të grave, të rinjtë dhe vullnetarë, qytetarëve iu ofruan kontrolle rutinë falas, përfshirë matjen e shtypjes së gjakut dhe analiza bazike.

“Shëndeti është pasuria jonë më e çmuar dhe kujdesi për të duhet të jetë prioritet për secilin prej nesh. Sot e pamë nga afër se sa pak mjafton për të bërë një hap të madh drejt një jete më të shëndetshme. Të kujdesemi për shëndetin është investimi më i mençur që bëjmë, për veten, për familjen dhe për shoqërinë tonë”, theksoi Mexhiti. (Koha.mk)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...