Foto e çmendur: Çfarë po bëjnë këto dy femra me veturën e shqiptarëve?!

Date:

16:00:00         2016-01-13

 

 

 

Çfarë po bëjnë këto dy femra të reja me këtë veturë në foto? Vallë po mundohen ta rregullojnë veturën e tyre të shkatërruar? Apo janë duke kërkuar pjesë rezervë për veturat e tyre

 

 

Asnjëra: Dy nëpunëset policore janë duke punuar për policinë gjermane në Rosenheim dhe kanë kapur dy hajna shqiptarë të veturave. Të dy shqiptarët, me një transportues të vogël kanë bartur pjesë të dhjetë veturave nga Britania e Madhe, me qëllim që t`i dërgojnë në Shqipëri. Së paku, katër nga këto vetura para pak kohësh ishin shpallur si të vjedhura.

 

 

Dueti policor u kishte rënë në gjurmë shqiptarëve në autostradën A8 në Raubling. Për shkak të dyshimit të vjedhjes së veturave, ndaj shqiptarëve është ngritur kallëzim penal, shkruan „Berliner Kurier“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

Menjëherë pas arrestimit të të dyshuarve, nëpunëset policore kanë filluar të rikonstruktojnë pjesët e veturave.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...