A janë këto atlete të vrasësit të dyshuar në Laupen të Zvicrës ?!

44 Lexime

14:30:29        2016-01-13

 

 

 

Vrasja e një cifti të moshuar bashkëshortor zviceranë në Laupen të Zvicrës, është duke preokupuar edhe më tej hetuesit, ndërsa një gjurmë kishte shkuar edhe në Ballkan.

 

 

Çifti bashkëshortor Georges S. (74) dhe Gerda K. (64) në Laupen ishte vendosur tash e dy vite më parë. Ata kishin blerë një fabrikë të vjetër djathi, duke ndërtuar edhe da banesa në objekt. „Aty kanë dashur të kalojnë ditët e fundit të jetës“, ka rrëfyer një fqinj i tyre për „Blick“, njofton „Shtegu.com“. Natën e së premtes ishin gjetur kufomat e të vrarëve: Georges dhe Gerda.

 

 

Policia ka kërkuar brigjet e lumit Sense, ndërsa ende nuk dihet nëse aty kanë gjetur armën e krimit. Një mik i Georges ka deklaruar: „Georges ishte një njeri zemërmirë dhe bile nuk ka shkelur as edhe ndonjë insekt. Por, jam i bindur se ngjarja ka të bëjë me afarizimin e tij nga Europa Juglindore“.

 

 

Para dhjetë vitesh, George S. kishte qenë aktiv në Shqipëri. „Aty kishte ndërtuar fabrika mobile të djathit, duke mësuar njëherit edhe fermerët e vegjël shqiptarë“. Më pas, një firmë e madhe gjermane e kishte ndërtuar një fabrikë të madhe të djathit, ndërsa fermerët e kishin humbur më aftësinë konkurruese.

 

 

Më tej, miku i tij ka rrëfyer se gjatë kësaj, Georges është lutur që të ndihmojë në këtë projekt, duke qenë i obliguar të paguajë rryshfet. Një gjë të tillë ai e kishte refuzuar. Georges S. dhe Gerda K. ishin të pasur, ata ishin kalorës të pasionuar dhe ngasës me vetura kuajsh. Paraprakisht, çifti bashkëshortor kishte jetuar në Avenches VD, me ç`rast kishte qenë aktiv edhe në Maqedoni. Vallë, mos iu vulos fati atje?

 

 

Pas shumë hetimeve të kryera, janë gjetur edhe gjurmë të shumta. Tashmë, policia kantonale e Bernës ka bërë publike një foto në të cilën shihen një palë atlete të cilat dyshohet se i takojnë autorit të krimit. Policia i lutë të gjithë qytetarët që kanë njohuri për këto atlete, të paraqiten në stacionin policor apo në numrin e telefonit +41 31 634 41 11.