Kuarteti shqiptar kërkon „haraç“ nga shtetasi maqedonas
16:48:08 2016-01-13
Në momentin kur policia gjermane u alarmua në Wedding, gjithçka dukej sikur të kishte ndodhur një përleshje e tmerrshme. E gjithë kjo tollovi ishte krijuar pas një kërcënimi brutal të mafias shqiptare. Pronari maqedonas i restorantit tashmë është duke u frikësuar për familjen e tij.
Mesnatën e muajit të kaluar, rreth orës 00.30 të natës, katër persona kishin hyrë në një restorant të vogël në rrugën „Schulstrasse“, duke marshuar në drejtim të pronarit të restorantit dhe duke kërkuar nga ai 1.600 euro. „Si `haraç` për aparatet e fatit`“, ka deklaruar pronari 37-vjeçar, për të përditshmen gjermane „Kurier“, njofton „Shtegu.com“.
Tashmë disa ditë, shtetasi maqedonas ishte kërcënuar nga kuarteti shqiptar (21 deri 51 vjeç). Më tej pronari ka pohuar: „Unë nuk e zbrazi aparatin e fatit, është qiradhënësi i aparatit“. Por, kjo nuk u ka lënë shumë përshtypje“. Ata kanë vazhduar me kërkesën e tyre, ndërsa kanë qenë të pajisur me një revole dhe një granatë dore.
Një bashkëpunëtor i restorantit kishte arritur të largohet nga vendngjarja duke alarmuar policnë. Gjatë kësaj kohe, shantazistët shqiptarë kishin krijuar rrëmujë të vërtetë në restorant duke thyer çdo gjë para vetes dhe menjëherë pas kësaj janë larguar. „Por ata janë arrestuar shumë shpejt dhe i janë dorëzuar krim policisë“, ka deklaruar një zëdhënësi i policisë gjermane. „Tashmë, ndaj tyre do të ngritet kallëzim penal për shkak të veprës penale „shantazh“.
Pronari i restorantit është duke shpresuar se shqiptarët do të burgosen ose do të deportohen në Shqipëri. „Po të dalin nga burgu, atherë do të frikësohem për fatin e familjes sime“, ka përfunduar maqedonasi.