E vrasin para syve të fëmijëve, gjykohet kosovari dhe një shtetas maqedonas

Date:

21:40:14        2016-01-12

 

 

Dy të dyshuarit kryesorë do të dalin të mërkurën para trupit gjykues në Glane të Romontit në Zvicër. Ata dyshohet se në fshatin Frasses kanë vrarë një bashkëkombas të tyre, para syve të fëmijëve të tij.

 

 

Ishte pak para mesnatës së 11 majit 2013. Tridhjetegjashtëvjeçari Selim E. ka qenë duke u kthyer me të fejuarën dhe katër fëmijët e tij, për në shtëpinë e tij në Frasses. Shtetasi italian me prejardhje kosovare, është duke zbritur nga vetura para garazhit të tij.

 

 

Dhe ndodhi më e keqja: Dy burra hapën zjarr. Pesëmbëdhjetë plumba i derdhën mbi trupin e tij, në sy të familjes. Një plumb kishte dështuar, duke qëlluar veturën e tij. Familja e tij nuk pëson asgjë. Por, Selimi vdes dhe pas disa ditëve varroset në vendlindje.

 

 

Të mërkurën, para trupit gjykues në Glane të Romontit, do të paraqiten dy të dyshuarit kryesorë, një kosovar 34-vjeçar dhe një shtetas maqedonas 33-vjeçar, për veprën penale „vrasje“ dhe „rrezikim të jetës“, shkruan „Freiburger Nachrichten“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

Sipas shkrimeve të medieve zvicerane, bëhet fjalë për një qërim hesapesh mes dy familjeve kosovare, të cilat ishin hasmuar që nga viti 2000, pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...