Gjermani: Shqiptari në grevë urie më tepër se dy javë

Date:

23:11:29          2016-01-12

 

 

 

Grevë urie në burgun e Freiburgut në Gjermani: Më tepër se dy javë, i burgosuri shqiptar e kishte refuzuar ushqimin. Qëllimi i tij: Ekstradimi në vendlindje.

 

 

Një i burgosur shqiptar në burgun e Freiburgut në Gjermani, më tepër se dy javë e kishte refuzuar ushqimin. Pesëdhjetetrevjeçari shqiptar, grevën e kishte filluar më 23 dhjetor, por që nga 8 janari, ai përsëri ka filluar të marrë ushqimin, ka pohuar Steffen Ganninger, zëdhënësi i Ministrisë Lokale të Drejtësisë në Baden-Württemberg.

 

 

I burgosuri gjithnjë ka qenë nën vëzhgim mjekësor dhe për herë të fundit, ai kishte peshuar 77,5 kilogramë me një lartësi trupore prej 1,73 metrash. „Ai nuk ka pasur probleme shëndetësore“, ka dëshmuar Ganninger. Me grevën e tij, shqiptari ka dashur të ekstradohet në vendlindjen e tij, ndërsa në burg gjendet që nga viti 2012.

 

 

Prokurori përgjegjës i Landaut nuk ka dashur të ndërmarrë një hap të tillë, me arsyetim se shqiptari i burgosur, në vendlindjen e tij do të lirohej. „Ne nuk e ekstradojmë askend, për të cilin mendojmë se paraqet rrezik të përgjithshëm“, spjegon për „Badische Zeitung“ zëdhënësi në fjalë, njofton „Shtegu.com“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...