09:05:28 2016-01-08
Në Komunën Au të St. Gallenit në Zvicër, gjatë festave të fundvitit, persona të panjohur ia kanë prerë bishtin një maceje. Ky nuk është rasti i parë, pasi edhe para një viti kishte ndodhur një rast i ngjashëm në këtë komunë. Nuk përjashtohet mundësia e një mënyre të ritualit.
Pronarja zvicerane e maces, kafshën pa bisht e kishte gjetur një ditë pa festës së Vitit të Ri. Bishti i maces kishte qenë i vendosur në shkallët e hyrjes së shtëpisë. Zviceranja është tmerruar nga kjo pamje: „Cili psikopat ia ka këputur bishtin maces tonë? Sa mund të jetë i sëmurë ky person?“, ka pyetur ajo bashkësinë e gjerë në faqen e saj në Facebook.
Maceja menjëherë është operuar dhe tashmë ajo ndjehet mirë. „Ajo tani mund të ecë, por duhet t`i përdorë rregullisht medikamentet“, ka deklaruar pronarja për „20 Minuten“, njofton „Shtegu.com“.
Ky nuk është rasti i parë, pasi edhe para një viti kishte ndodhur një rast i ngjashëm në këtë komunë. Më 31 dhjetor të vitit 2014, një maces së një familjeje nga ky fshat, i ishte prerë koka. Sipas ekspertit të sekteve Georg Otto Schmid, ky rast mund të ketë lidhje me okultizmin.
Për të parandaluar raste të reja në të ardhmen, pronarja e maces ka ngritur kallëzim penal ndaj të panjohurit. T`i shkaktosh dhimbje një kafshe, kjo nuk bën kurrsesi.

