Krim i rëndë: Luftëtari i ISIS-it vret t`ëmën me plumb në kokë
08:16:09 2016-01-08
Një krim i rëndë ka ndodhur në ta ashtuquajturin „Kalifat“: Një grua e moshës 45-vjeçare, në qytetin sirian Tabqa, të hënën është vrarë nga i biri i saj!
Sipas informatave të aktivistëve kundër ISIS-it, shtetasja siriane Leena Al-Qasem (45), nga milicët terroristë është vlerësuar si mbeturinë e besimit. Se cfarë mëkati ka bërë ajo, mbetet e paqartë.
„Ekzekutimi i saj është bërë të hënën“, ka deklaruar aktivisti „Tim Ramadani“ për „Bild“, njofton „Shtegu.com“. Emri i tij është një nofkë, ndërsa sikurse edhe aktivistët e tjerë, edhe ai është duke punuar nën rrezik të madh për jetën, për t` i dokumentuar krimet e milicëve terroristë.
Me rastin e ekzekutimit të saj, njerëzit ishin tubuar në një shesh publik. Atje ka qenë duke pritur Ali Saker (20), që të zbatojë urdhërin e gjykatësit të ISIS-it. E dënuara ka qenë e ëma e tij, ndërsa ai personalisht është pjesëtar i grupit terrorist.
Tim Ramadani: „Pasi një gjykatës e lexoi vendimin, Ali Saker e qëlloi t`ëmën me një armë në kokë“.