Tinejxherët shqiptarë kthehen nga Siria dhe drejt e në kthetrat e drejtësisë zvicerane

Date:

06:47:20       2015-12-31

Prokuroria publike për të rinjë e qytetit të Winterthurit në Zvicër, ka ngritur aktakuzë ndaj ty të të rinjve shqiptarë të moshës 16-, dhe 17-vjeçare, për shkak të dyshimit të veprës penale nga Ligji federal zviceran, për ndalimin e mbështetjes së grupacioneve të Al-Kaida dhe ISIS.
Bëhet fjalë për të rinjtë shqiptarë Visarin (17) dhe Editën (16). Që të dy të rinjtë, në dhjetor të vitit të kaluar ishin larguar nga Zvicra, shkruan „Blick“, njofton „Shtegu.com“. Ata akuzohen se kanë udhëtuar për në Siri, në mbështetje të ISIS-it, ndërsa në ndërkohë janë kthyer në Zvicër.
Prokuroria publike për të rinjë e qytetit të Winterthurit, në bashkëpunim me policinë kantonale të Cyrihut dhe Ministrinë e brendshme zvicerane është duke ndërmarrë hetimet e nevojshme për të ndriçuar rastin. Që të dy të rinjtë për momentin janë nën përkujdesje të Prokurorisë publike për të rinjë e qytetit të Winterthurit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Nga ana tjetër, „20 Minuten“ njofton se babai dhe fëmijët, për një kohë të shkurtër kanë mundur të takohen në aeroportin e Cyrihut. Kthimi i tinejxherëve shqiptarë ka shkaktuar debate të mëdha në mesin e shoqeve e shokëve të klasës, shumica e të cilëve nuk kanë mundur të besojne se Edita përsëri është në mesin e tyre. Prokurorja Alexandra Ott, ka vërtetuar se është mundësuar takimi i fëmijëve me prindër para se ata të paraburgosen.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...