Dasma tetovare mahnitë rapsodin shkupjan

Date:

07:05:40        2015-12-31

 

Ndoshta ndokush që nuk më njeh mirë edhe mund të më quajë si fanatiku i përbetuar i muzikës folklorike dhe që për hir të vërtetës është deri diku e saktë, sepse mendoj që në keto kohëra të turbullta, duke e ruajtur me fanatizëm etnomuzikën i bëjmë rezistencë trendeve negative asimiluese në këtë sferë, por kur është në pyetje muzika e pastër shqipe e cilitdo zhanër, edhe unë shndërohem në konsumues të pasionuar të saj !
Miq të Nderuar, dua me Ju të ndaj kënaqësinë që kisha para disa netve, më saktë me datën 29.12.2019 kur kisha rastin të jem mysafir në dasmën e një miku në Tetovë, për të qenë korrekt dua tu them të vërtetën kisha ‘’frikë’’ nga zhurma e padurueshme që do bëjnë ‘’orkestra’’ andaj isha në dilemë: të shkoj apo jo !
Mirëpo ndodhi e kundërta, për kënaqesinë time, pas një kohe të gjatë kisha rastin të kaloj një natë të mrekullueshme në një darsëm shqiptare ku nuk degjova ritmet e muzikës së çoroditur të ashtuquajtur ’’tallava’’ e as ‘’urimet’’ që s`janë asgjë përpos nevojë primitive për ta dëgjuar emrin nga sistemi I zhurmshëm I zërimit nga të cilat të përcjellur me ritëm joshqiptar në vazhdimsi, dëgjon emrat e njerëzve të pranishëm që jep përshtypjen e ulurimës tmerruese e asesi të një ahengu dinjitoz. Dua që publikisht ta përgëzoj solistin e asaj nate prof.Bajramali Idrizin dhe orkestrinën e tij të cilët vetëm e përforcuan bindjen time të thellë se edhe pa ritme e këngë të importuara mund të kënaqen mysafirët dhe gjithë ata që duan këngën dhe vallëzimin. Që nga fillimi në orën 19.00 e deri 01.00 nuk u ndal kënga e bukur shqipe, këndohej nga solisti por edhe nga ata që ishin mysafirë si në kor ‘’O ku po shkon moj rrushja lales’’, ‘’Tumankuqja’’, ’’Goc` e vogël o’’ e shumë e shumë të tjera këngë lirike, nuk u la anësh as kënga epike që jehonte: ‘’Moj Shipni mos thuj marova,, nuk mbetën keq as te rinjtë në ritmin e këngës zbavitëse moderne për këtë atmosferë orkestrën dhe solistin e nderuar e urojmë me fjalën këndofshi gjithmonë po dua te theksoj megjithate se ‘’gisht’’ padyshim ne arritjen e kësaj atmosfere kanë dasmorët të cilët sigurisht janë dakorduar me orkestrën që tu bëjnë një darsëm shqiptare gjë të cilët ata e kanë mirpritur dhe që u dëshmuan gjate gjithe mbrëmjes me pasionin dhe entuziazmin e tyre për të bë një natë të paharrueshme për çiftin e ri, familjarët e tyre dhe për të gjithë të pranishmit në dasëm !
Nuk dua tae mbetem I keqkuptuar, respekt për të gjithë njerëzit e muzikës shqipe mirëpo duhet të jemi më këmbëngulës e mos ti pranojmë vlerat e huaja dhe e gjithe këte që une e shkrova nuk e bëra me qëllim që të lavdëroj apo nënçmoj ndokend, po thjesht të kuptohet si një apel pikësëpari për organizatorët e dasmave-dasmorët që ti flakin tendencat e unifikimit të ahengjeve e dasmave shqiptare me ahengjet e dasmave të atyre që si kemi as fis as farë !
PS: Harrova tu them se u festua me këngë e valle, jo me armë e plumba !!

 

Autor: Ajrulla Emini

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...