Arrestohen në Francë shqiptarët që në Zvicër plaçkitën 700 mijë franga zvicerane

Date:

08:10:45       2015-12-30

 

Shqiptarët të cilët në një shtëpi në Gjenevë, kishin plaçkitur stoli në vlerë prej 700 mijë frangave zvicerane, janë arrestuar në Annemasse të Francës.

Tre shqiptarët e dyshuar për kryerjen e dhjetëra plaçkitjeve në Zvicër, janë arrestuar në Annemasse të Francës, më 24 dhjetor. Shqiptarët e moshës në mes 25 dhe 38-vjeçare, kishin plaçkitur stoli në vlerë prej 700 mijë frangave. Policia franceze ka komunikuar se ata në Francë i kanë pasur cak restorantet dhe pushimoret.

Ata janë arrestuar gjatë një kontrolli rutinë të policisë franceze, ka njoftuar zëdhënësi i policisë në Annemasse, transmeton „Shtegu.com“. Tek ta janë gjetur mjetet për plaçkitje dhe dorezat. Gjithashtu, u janë gjetur edhe disa letra me vlerë si dhe „gjah“ nga plaçkitja e paradokohshme në Puplinge të Gjenevës. Treshja i është dorëzuar Prokurorisë në Chambéry dhe së shpejti pritet të ekstradohet në Zvicër.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...