Dy vjet burg me kusht për punëdhënsin kosovar në Gjermani

Date:

Gjykata Rajonale e Magdeburgut ka dënuar një kosovar 49-vjeçar nga Magdeburgu, në cilësinë e punëdhënësit, me dy vjet burg për mbajtje dhe përvetësim të pagave në 29 raste. Dënimi me burg u pezullua

 

Nëpërmjet hetimeve të gjera të Kontrollit Financiar të Punësimit të Paligjshëm të Zyrës kryesore Doganore të Magdeburgut, u konstatua se nga viti 2013 deri në vitin 2017, personi i dënuar ka punësuar punëtorë, pagat e të cilëve janë paguar nën tavolinë. Për të fshehur këto pagesa të padeklaruara, i dënuari përdorte kompani të ndryshme shërbimi (të ashtuquajturat kompani guackë), transmeton portali Shtegu. Personi i dënuar nuk i ka raportuar pagat e tij në kompanitë e sigurimeve shëndetësore dhe në këtë mënyrë ka mbajtur në burim kontributet e sigurimeve shoqërore në vlerë prej gati 500 mijë euro.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...