Fjalët që Ali Ahmeti i rrotullon qe 13 vite nëpër emisione dhe tubime

Date:

23:54:21       2015-12-24

 

Emad MEHMETI

Ali Ahmeti dhe fjalët që i rrotullon qe 13 vitet e fundit në emisione, në raste krizash dhe para zgjedhjeve:

1.) Do e rregullojmë statusin e ish ushtarëve të UÇK-së, sa të vijmë në Qeveri? Statusi i veteranëve të UÇK-së, ende s’është zgjidhur.
2.) Do e rregullojmë ligjërisht zbatimin e gjuhës shqipe? Gjuha shqipe s’është zgjidhur.
3.) Do e integrojmë Maqedoninë në BE dhe NATO? Maqedonia radhitet në një vijë me Tunguzin me “arritje”, dhe s’është integruar askund, pos ambasadat me Serbinë.
4.) Rrihen shqiptarë, ndodh “Monstra”, “Car Dushani”, ai thotë ruani gjakftohtësinë? A do ta ruanit gjakftohtësinë të ju ndodhte juve një rast si “Radishan”, ku edhe lokja 70 vjeçare u shkel nga huliganët para derës së shtëpisë?!
5.) Skënderbeu, Skënderbeu? Po të ishte gjallë Skënderbeu do tmerrohej se sa pastrime parash, dhe sa keqpërdoret emri i tij për qëllime mizore ndaj shqiptarëve.
6.) “Faktori Ndërkombëtarë”, CIA, FBI le të vijnë të hetojnë rastet? Pse u votuat, që të huajt të punojnë për ju, ndërkaq ju vetëm tenderët ti merrni?!
7.) Jugohromi mund të pezulloj aktivitetin deri në zgjedhje? Por, kush do bartë përgjegjësi për helmimin e deri më tanishëm?!

Ai duhet qartë dhe shqip të tregojë çka bëri ai dhe BDI për:

“Gjykata e Apelit konfirmoi dënimet e përjetshme për rastin “Monstra”;
“Familjarët e të dënuarve për “Brodecin” alarm për avokatë dhe ndihmë”;
“Familjarët: Prokuroria Speciale të merret me rastin e “Sopotit”;
“Vritet komandant Shqiponja;
“Vrasjet”;
“Tradhtia e madhe në Kumanovë”;
“Arsimi shqip në Maqedoni si në kohën e regjimit të Milosheviqit”;
“S’ka para për kulturën shqiptare”;
“Vazhdon mjerimi dhe varfëria në rajonet shqiptare në Maqedoni”;
“Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferri kanë pranuar 5 milionë euro mito”… (Almakos)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...