Një mosmarrëveshje mes tre personave në Niedergösgen SO ka eskaluar mbrëmjen e së dielës dhe si pasojë dy persona janë lënduar me plagë relativisht të rënda
Dy burra u lënduan në një përleshje në Niedergösgen SO të dielën mbrëma, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, transmeton portali Shtegu duke iu referuar mediave zvicerane. Të lënduarit janë një kosovar 35-vjeçar dhe një australian 48-vjeçar.
Këtë e bëri të ditur të dielën Policia Kantonale e Solothurnit. Ajo kapi autorin e dyshuar, një serb 35-vjeçar. Po vijojnë hetimet e mëtejshme për rrethanat e krimit, thuhet në njoftim. Policia ka bërë thirrje edhe për dëshmitarë.

