Familja e aksidentuar në Serbi ku vdiq një grua, kishte pasaporta sllovene

Date:

Aksidenti ka ndodhur pak para orës 18.00, kur me shumë gjasa drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përplasur fort argjinaturën

Në hyrje të Grykës së Gërdelicës mbrëmë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku një e re ka ndërruar jetë në vend, si dhe kanë mbetur të plagosur katër persona, mes të cilëve dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç.

Aksidenti ka ndodhur pak para orës 18:00, kur me shumë gjasa drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përplasur fort argjinaturën. Sipas dëshmitarëve okularë, bëhet fjalë për një familje nga Maqedonia e Veriut, e cila po kthehej në shtëpi pas pushimeve në Slloveni.

„Gruaja ishte pasagjerja. Transportuam dy fëmijë, njëri prej të cilëve ka lëndime të rënda. Lëndime ka edhe shoferi, bashkëshorti i të ndjerës, por ato duket se janë të lehta, ndonëse nuk mund të themi asgjë të sigurt deri në përfundimin e xhirimeve“, transmeton portali Shtegu.

Një ekip i urgjencës nga Shtëpia e Shëndetësisë së Leskovcit dhe një ekip tjetër nga spitali i Leskovcit kanë arritur në vendngjarje në kohë rekord dhe kanë trajtuar të lënduarit. Aty ka qenë edhe ekipi i emergjencës nga Shtëpia e Shëndetësisë nga Gërdelica, ndërsa njëri nga fëmijët me veturë të policisë është transportuar në spital.

Në timon ishte I.A. (28), i cili, për fat të mirë, nuk ka pësuar lëndime, përpos që është në tronditje dhe konfuzion, theksojnë mjekët nga Qendra Emergjente në spitalin e Leskovcit.

“Një fëmijë i nënshtrohet diagnostikimit, dyshojmë për thyerje të femurit, tjetri fatmirësisht ka mbetur i padëmtuar”, thotë i njëjti mjek.

Ka informacione të reja se të lënduarit janë nga Maqedonia e Veriut, por se kanë nënshtetësi sllovene.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...