Shabani shpallet kryetar i BFI-së

Date:

 

myftiu-i-shkupi-2

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një sulm i armatosur ndaj Bashkësisë Fetare Islame raportojnë mediet shqiptare nga Maqedonia . Një grup prej rreth 50 personave të udhëhequr nga myftiu i Shkupit Ibrahim Shabani dhe sekretari i përgjithshëm i BDI-së Afrim Tahiri thuhet se kanë sulmuar me armë zjarri BFI-në. Ky grup sipas informacioneve jo zyrtare ka sulmuar fizikisht punëtorët e BFI-së duke i marrë vulat e këtij institucioni. Në hapësirat e Bashkësisë Fetarë Islame është vërejtur prani e madhe e forcave policore. Ibrahim Shabani ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Bashkësinë Fetare Islame, duke thënë se udhëheqësit e BFI-së kanë shkatërruar sistemin juridik të BFI-së duke shkelur rregulloren dhe aktet tjera normative. Brenda këtyre ditëve BDI do të udhëhiqet nga një këshill i përkohshëm me myftiun e Shkupit Ibrahim Shabani. Në lidhje me sulmin verbal që ka ndodhur jo shumë kohë më parë, Ibrahim Shabani ka sjellë dëshmitarët e tij para kamerave të cilët dëshmojnë për sulmin verbal të Sulejman Rexhepit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...