Shaqiri pagëzohet si Messi i Alpeve

Date:

Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri përfundimisht ia shkatërroi nervat lojarit argjentinas të Manchester Cityt, Nicolas Otamendi. Në çdo mënyrë, ai e tejkalonte argjentinasin i cili ka një vlerë prej 600 milionë frangash zvicerane, ndërsa ky i fundit e kuptoi se Shaqën (130 milionë) mund ta ndalë vetëm me lojë të ashpër. Ndaj Manchester Cityt Xherdani tregoi një ndeshje të mrekullueshme, ndërsa „Telegraph“ dhe „Reuters“ e vlerësuan si Messi i Alpeve.

 

 

Pas 77 minutash lojë, Shaqiri u nderua me ovacione të shumtë nga stadiumi i mbushur përplot, më saktësisht, nga 24.391 tifozë të Stoke, pasi 94 për qind të pasimeve të topit vinin nga Shaqa. Sponsorët e zgjodhën si futbollist të ndeshjes, ndërsa trajneri i tij Mark Hughes ka deklaruar: „Shaqiri ishte i jashtzakonshëm, cilësitë e tij ngadalë po shquhen si është më së miri. Dalëngadalë, ai po i përshtatet Premier Ligës“.

 
Ndërsa Shaqa personalisht ka deklaruar: „Jam shumë i lumtur për këtë fitore. Kemi një ekip të fortë dhe me punë të përbashkët, mund ta fitojmë çdo ekip në Premier Ligë“, njofton „Shtegu.com“ deklaratën e Xherdanit dhënë medieve britanike.

 

 

Në fund, ai ka shtuar: „Isha shumë afër për të shënuar golin e parë në kampionatin anglez, normalisht se do ta shënoj edhe atë shumë shpejt“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...