Kobra shqiptare me proces të shkurtër nokauton boksierin kroat

Date:

Boksieri shqiptar i katëgorisë së rëndë nga Bazeli, Arnold „Kobra“, ka fituar meçin e radhës ndaj kroatit Marino Goles, me një proces shumë të shkurtër. Meçi nuk ka zgajtuar as edhe një minutë të vetme dhe ka përfunduar menjëherë. Vetëm pas goditjes së parë, Gjergjaj ia humbi orientimin boksierit kroat. Nga këndi i tij, menjëherë u hodhë edhe peshqiri, duke dorëzuar meçin pas një nokauti teknik brenda 42 sekondave.
Për Gjergjajn, kjo është fitorja e 29-të, në 29 meçe profesioniste, ndërsa 21 i ka përfunduar me nokaut. Kështu pra, Gjergjaj e përfundon një sezon të suksesshëm e për lakmi. „Jam i befasuar që kroati e dorëzoi meçin kaq heret. Prisja që ai ta vazhdojë betejën dhe do ta grushtoja edhe më rëndë“, ka deklaruar Gjergjaj për mediet zvicerane, njofton „Shtegu.com“.

 

 
Pakënaqësia në kampin e Gjergjajt ishte e madhe, pasi ata kishin pritur një test të vërtetë, e jo një nokaut kaq të shpejtë. „Natyrisht se për Gjergjajn nuk ka qenë një test i vërtetë. Kemi paramenduar një meç krejtësisht ndryshe“, ka deklaruar menaxheri Gallina.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Asambleisti Setki Ibrahimi takohet me Reis Ulema Hafiz Shaqir Efendi Fetahin

Asambleisti shqiptar dhe Ambasadori Paqes Setki Ibrahimi, eshte takuar...

Strategu i penës dhe fjalës së artë – Prof. Fali Ndreka

Strategu i penës dhe fjalës së artë Prof. Fali Ndreka Kur...

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...